Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Republikanët “prehin në besë” Trumpin, votojnë për shfuqizimin e vetos së presidentit

Senati amerikan votoi për anulimin e vetos së presidentit, Donald Trump, i cili e vendosi mbi ligjin për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh

Kjo është ndarja e parë e rëndësishme e republikanëve nga Trumpi, 20 ditë para se të largohet nga detyra.

Trump, i cili u kthye në Uashington të enjten nga klubi i tij privat në Florida, rriti presionin mbi republikanët dhe kritikoi liderët e partisë për mos mbështetjen në rastin e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes,

Senati amerikan u ul në ditën e parë të vitit të ri, gjë që nuk është e zakonshme për pushime.

Kjo ndodhi sepse republikanët – partia e presidentit, Donald Trump, ndërmorën hapa për të anuluar veton që vuri në paketën e madhe ligjore për mbrojtjen kombëtare.

Anëtarët republikanë të Kongresit zakonisht qëndruan pranë presidentit gjatë katër viteve të tij të trazuar në Shtëpinë e Bardhë.

Që nga dështimi për të fituar një mandat të dytë, Trump i ka kritikuar ashpër ata për mos mbështetjen e plotë të akuzave të tij të pakonfirmuara për mashtrim zgjedhor, si dhe për refuzimin e kërkesës së tij për të votuar për më shumë ndihmë financiare për ata që preken nga COVID-19 dhe për gatishmërinë për të rrëzuar veton e tij të Aktit të Mbrojtjes.

Senati me shumicë republikane u takua në mesditë për të votuar Aktin e Mbrojtjes Kombëtare 740 miliardë dollarësh, të cilin Trumpi e refuzoi të nënshkruajë sepse nuk shfuqizon disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë.

Senatorët do të mbajnë dy vota procedurale për të anuluar veton e Trumpit, pasi Dhoma e Përfaqësuesve, me një shumicë demokratike, e anuloi atë të hënën. Nëse ka vota të mjaftueshme për të hequr veton, Senati do të mbajë një votim të dytë procedural dhe më në fund të miratojë ligjin të shtunën.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.