Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pas Gjermanisë edhe SHBA gati të lejojë lëvizjen e evropianëve, Trump mesazh nga Shtëpia e Bardhë

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas njoftoi se Gjermania ka vendosur që prej datës 15 qershor ta heqë paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtime në vendet e BE-së, ato të hapësirës Shengen dhe në Britaninë e Madhe. Paralajmërimi që ishte vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend. Shumica e vendeve të BE-së ndërkohë kanë vendosur që prej datës 15 qershor t’i lejojnë turistët nga vendet në fjalë që të vizitojnë vendin e tyre.

Përjashtim këtu bëjnë Spanja dhe Norvegjia, të cilat do t’i lejojnë pak më vonë udhëtimet turistike në to. Maas nuk foli enkas për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për ato të treta, ku hyjnë edhe shtetet e rajonit. Për këto vende ai tha se do të pritet vendimi që do të merret këtë javë nga Komisioni i BE-së, i cili do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar në Gjermani. Për zona të veçanta, do të mbeten në fuqi paralajmërimet e udhëtimit, për shembull, për ato rajone, në të cilat numri i infektimeve të reja në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100 000 banorë.

Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet në një konferencë për shtyp se europianëve nga vende me nivele të ulëta koronavirusi mund t`iu lejohet sërish udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump i tha gazetarëve se hyrja në vend së shpejti do të jetë e mundur për disa udhëtarë nga Europa.

“Do të bëjmë njoftime të caktuara për vendet e tjera, përfshirë ato europiane, por mund të them se në këtë drejtim, kemi bërë mjaft përparime”, u shpreh shefi I Shtëpisë së Bardhë

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *