Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Trump e pranon hapur: Po kemi bërë sùlm ndaj…

Presidenti Donald Trump, për herë të parë, konfirmoi që SHBA ka kryer një sulm kibernetik në vitin 2018 kundër Agjencisë Ruse të Kërkimit  në Internet.  Agjensia e Kërkimit  është fajësuar nga SHBA. për ndërhyrjet si në zgjedhjet presidenciale të 2016 ashtu edhe në mesin e vitit 2018.

Trump e konfirmoi gjatë një interviste me Marc Thiessen, një gazetar i Washington Post. Thiessen  deklaroi se gjatë intervistës së tij ai e pyeti Trump nëse ai kishte kryer një sulm kibernetik, Thiessen tha se Trump u përgjigj, “E vërtetë”.

Trump tha gjatë intervistës, se në vitin 2016, presidenti i atëhershëm Barack Obama “e dinte para zgjedhjeve se Rusia po  planifikonte diçka ose të paktën ia kishin thënë.  Dhe ai nuk tha asgjë. Dhe arsyeja pse ai  nuk tha asgjë,  ishte se ai mendoi se (Hillary Clinton) po fitonte duke u bazuar në disa sondazhe. Pra, ai mendoi që ajo do të fitonte.

Obama në dhjetor 2016 njoftoi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe dëboi disa diplomatë rus në shenjë hakmarrjeje për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Washington Post, ka raportuar edhe për një sulm kibernetik në tetor të vitit 2018. Operacioni kundër kompanisë, e cila  falimentoi nga një oligark i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, u krye me qëllim parandalimin e çdo ndërhyrje tjetër të mundshme.

Ky është, megjithatë, konfirmimi i parë zyrtar nga Trump. Në intervistë, Trump tha se sulmi ishte pjesë e një politike më të gjerë për t’u përballur me Rusinë. “Askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë sesa unë.”

Siç ka raportuar më parë CNN , Trump dukej të konfirmonte se SHBA kishin kryer një sulm të tillë kibernetik kundër një entiteti rus gjatë zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018 në një intervistë në Fox News në qershor 2019.

“Unë nuk doja të shprehja diçka të tillë, por më duhet ta them se  kjo ndodhi gjatë  qeverisjes time”, tha Trump për Fox News.

Kur u pyet se pse nuk foli më përpara për këtë, Trump tha “sepse ata  nuk duan që unë të  flas”. Barbara Starr i CNN gjithashtu raportoi në tetor 2018 se Komanda Cyber ​​e ushtrisë amerikane kishte filluar shënjestrimin e operativëve rusë që besohet se po përpiqeshin të ndikonin në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, si pjesë e një përpjekje të gjerë në koordinim me disa agjenci qeveritare, sipas një zyrtari të  administratës për CNN.

 

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *