Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Trump do të jetë presidenti që do të çojë Kurtin dhe Vuçiçin në Washington për marrëveshje’

Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, Camron Munter, në një intervistë për BBC ka folur rreth involvimit të shtetit të tij në çështjen e zgjidhjes së problemit shumë vjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Munter thotë se diplomacia amerikane ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë për shkak të Donald Trump, duke shprehur kështu habinë për emërimin e Richard Grenell në pozitën e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i habitur nga kjo, nuk është Washingtoni që unë mbaj mend”, ka thënë Munter, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë sipas tij nuk është e vështirë që të lexohen këto lëvizje të Donald Trump, i cili dëshiron që të fitojë edhe një mandat presidencial në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2020.

Sipas Munter, administrata e Trumpit është e përkushtuar plotësisht në punë të brendshme, dhe sipas tij Richard Grenell do të kujdeset që të ndihmojë Trumpin të shkojë drejtë një mandati të dytë presidencial në SHBA.

“Kjo nuk ngjanë fare me kohën kur unë kisha punuar si ambasador në Ballkan, në atë kohë, puna ime ishte e njejtë me atë që çfarë po bënte Matthew Palmer. Misioni i Palmer është për interesa afatgjate në rajon, ai flet mirë serbisht dhe e njeh mirë rajonin, ai është këtu për të kuptuar se si mund të funksionojnë ekuilibri mes fuqisë(politike) dhe parimeve”, ka thënë Munter.

Teka ka folur për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjë të cilën e kishte kërkuar Trump në fillim të këtij viti përmes letrave që u kishte dërguar Hashim Thaçit e Vuçiqit, Munter ka marrë shembullin e asaj që presidenti amerikan po bënë më Korenë e Veriut.

“Presidenti është shumë i interesuar për një marrëveshje me Korenë e Veriut, por në të njëjtën kohë tregon që nuk është i gatshëm të bëjë të gjitha punët e shtëpisë, përpara arritjes së një marrëveshje të tillë”, potencon Munter, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, Trump dëshiron që të hajë “ëmbëlsirën përpara vaktit kryesor”, dhe sipas tij të njëjtën qasje e ka edhe sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Munter ngre shumë pikëpyetje rreth mundësisë së arritjes se një marrëveshje dhe qëndrueshmërisë së saj.

Ish-ambasadori amerikan thotë që Trump dëshiron të bëjë diçka që se ka bërë askush përpara tij, të sjellë në Washington Albin Kurtine Aleksadner Vuçiqin për të nënshkruar marrëveshjen.

“ Trumpi dëshiron të jetë presidenti që thotë: Unë e bëra diçka që tjerët nuk mundën, solla Kurtin dhe Vuçiqin në Washington për të shtrënguar duart”, ka thënë Munter, raporton Gazeta Express.

Tutje ish-diplomati amerikan thotë se sigurisht që edhe vetë dëshiron arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë shton se eksperienca në Ballkan tregon që duhet të bëhet një punë shumë e madhe për shumë çështje si “taksa, ndryshimi i kufijve, mbrojtja e minoriteteve në Kosovë, zhvillimi ekonomik”.

“Është një punë shumë e madhe, dhe për një gjë të tillë të duhet Matthew Palmer”, ka thënë ndër të tjera Munter.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *