Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashSportTe FunditTe Gjitha

Trukime, tolerime dhe eskorta, “njollosen” kualifikueset latine

Ndeshjet e fundit kualifikuese në grupin e Amerikës latine për botërorin 2018 u njollosën nga akuzat dhe dyshimet për trukime dhe tolerime, lojëra antisportive dhe aleanca që kalojnë kufijtë e futbollit.
Në qendër të ciklonit përfunduar të gjitha përballjet pa përjashtuar asnjë, duke nisur nga Peru-Kolumbi e cila de fakto dënoi Kilin me përjashtimin nga turneu i vitit që vjen.

Ndeshja në fjalë u mbyll në barazim 1-1 dhe i dha një biletë kualifikuese direkte Kolumbisë, duke spostuar në Play Off padronët e shtëpisë.

Në shumë momente të lojës. Falkao u duk sikur ishte ftuar në një bashkëbisedim me lojtarët e Perusë, dhe jo si një sulmues që shënon edhe kur nuk e pret. Në të njëjtën orë Kili humbiste në Brazil dhe nga qëndrimet e dy pankinave respektive, nisën dyshime se bëhej fjalë për një barazim të vendosur më parë.

Edhe në fitoren e Argjentinës në Ekuador, u fol fillimisht për incentive në para’ në favor të vendasve për të eliminuar “Seleccion”. Helmi i fundit i akuzave në rend kohor, erdhi nga tekniku i Venezuelës, Dudamel. 

Ai denoncoi tentativat e korrupsionit të skuadrës së tij, për të favorizuar suksesin e Paraguait që synonte Play Off, kjo përmes prostitutave.

“Pashë sjellje të rënda por me synime të qarta. Hoteli ynë ishte plot me femra që kërkonin të joshnin lojtarët”, tha trajneri i Venezuelës, shkruan tch.

Argjentina u kualifikua në ndeshjen e dundit duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj Ekuadorit, ku tre gola Iishënoi Mesi ndërkohë që fati i saj varej edhe nga ndeshja mes Brazilit dhe Kilit. Brazili edhe pse i kualifikuar nuk toleroi aspak Kilin duke e mundur.

Akuza për manipulim ka pasur edhe ditë më parë ku mediat peruane shkruanin se Federata e Argjentinës në bashkëpunim me FIFA-n do të manipulonte ndeshjen mes Argjentinës dhe Perusë për t’i dhënë Argjentinës kualifikimin në Botëror. (B.H/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.