Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gazetari nxjerr fotot mes parcelave plot me kanabis dhe përshëndet Ramën: Çmimi për kilograme ka thyer, blihet direkt në fund…

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto në parcela kanabisi ku shkruan se janë realizuar vetëm një ditë më parë. Hoxha përshëndet kryeministrin Edi Rama dhe ironizon duke shtuar se e gjitha kjo është falë kujdesit të qeverisë.

Sipas tij tashmë Shqipëria e garantoi edhe këtë vit brand-in e saj europian. Më tej ai shton se çmimi për kilogramë ka thyer record, nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

“A kemi zgjedhje përpara apo jo?!”- mbyll Hoxha shkrimin.

“Mirëmëngjes Shqipëri… Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri.. Në pyjet me kanabis ka jetë.

Pershëndetje zoti kryeministër. Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…

Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord. Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

A kemi zgjedhje përpara apo jo?! Foto: North Albania 2 tetor 2020…”- shkruan Hoxha. (M.Q/Faxweb.al)

Mirëmëngjes Shqipëri…Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri..Në pyjet me kanabis ka jetë. Pershëndetje zoti…

Publiée par Artan Hoxha sur Samedi 3 octobre 2020

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *