Shqipe Hysenaj është vajza nga Tropoja që ka marrë vëmendje të madhe në emisionin “Përputhen”, ku vajzat ftojnë disa djem në takime me qëllimin që të krijojnë një lidhje dashurie. Cifti i parë duket se është krijuar pasi është kryer takimi i parë mes Shqipes dhe Andit, sytë e të cilëve shkëlqenin gjatë bisedës së njohjes.
Por nuk mungoi moment kur vajza nga Tropoja i vendosi ‘ultimatum’ Andit duke i thënë: “Duke qenë se jam shumë person territorial, e dua një gjë dhe e dua për vete. I parapëlqej meshkujt kur janë shumë të vendosur. Nëse bën takim me mua dhe ndonjë tjetër, duhet ta dish se ku tërheq më shumë që me të parën.”
Ndërsa Andi iu përgjigj fare thjeshtë duke i thënë: “Mos më lër hapësirë që të kem sy për të tjera”. Kështu duket sikur po vendosen pikat mbi “i” mes tyre dhe shumë shpejt mund të krijohet cifti i parë i këtij sezoni, por gjithcka mund të ndryshohet gjatë rrugës.(A.M/Faxweb.al)