BotaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tronditet UNESCO, SHBA-ja largohet, Izraeli kërcënon se do të ndjekë hapin e saj

Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara, UNESCO, me një vendim të ngjashëm për t’iu bashkuar amerikanëve ka dalë edhe Izraeli. Amerika e argumentoi tërheqjen e saj me faktin se UNESCO kishte qëndrime antiizraelite.

Në një deklaratë, Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, mirëpriti lëvizjen e SHBA duke thënë: “Ky është një vendim i guximshëm dhe moral, sepse Unesco është bërë një teatër absurd. Në vend të ruajtjes së historisë, ajo e shtrembëron atë. ” raporton The Guardian. Ai lavdëroi vendimin e SHBA-ve, duke e quajtur “të guximshëm dhe të moralshëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej tij.

Drejtori i përgjithshëm i Unesco, Irina Bokova, shprehu keqardhjen e saj të thellë mbi vendimin e SHBA. “Kjo nuk është vetëm për Trashëgiminë Botërore,” tha ajo, duke e përshkruar tërheqjen si “një humbje për organizatën dhe SHBA-të”.

Sipas një raporti në Politikën e Jashtme, vendimi i SHBA u nxit gjithashtu nga një dëshirë për të bërë shkurtime buxhetore.

Tërheqja e SHBA-ve do të bëhet efektive në fund të dhjetorit të vitit 2018, por deri atëherë, Amerika do të mbetet anëtare me të drejta të plota. Shtetet e Bashkuara do të ngrejnë një mision mbikëqyrës në organizatën me seli në Paris, për të zëvendësuar kështu përfaqësimin, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

(B.N/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.