Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku person/a i/të pa identifikuar ende kanë qëlluar me breshëri arme mbi një person tjetër. Sipas burimeve bëhet me dije se viktima është Viktor Shkorreti 24 vjeç.
Nga të dhënat paraprake mësohet që shkaku i ngjarjes të ketë qenë qenë një zënkë për një vendparkimi, megjithatë ende nuk dihen motivet e qarta.
Të shtënat janë shënuar në afërsi të Gjykatës së Laçit, ndërsa bëhet me dije se viktima ka ndërruar jetë në spital. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas raportimeve, bëhet me dije se postablloqe të shumta janë ngritur në këtë qytet për arrestimin e autorëve.
Të shtënat me kallashnikov të cilat kanë tronditur qytetin e Laçit, përkojnë me të martën e fundit të Shna Ndout, kohë ku për shkak të festës vendi është i mbushur me pelegrinë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik tek besimtarët.