Një lajm i tmerrshëm ka tronditur orët e fundit Borussia Dorrmund. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller i transferuar pak ditë më parë nga Ajax për të zëvendesuar Halaand, eshte diagnostikuar me kancer në testikuj.
Klubi njofton se lojtari iu në shtrua analizave pasi u ndie keq në stërvitje të hënën. Lojtari 28-vjeçar i transferuar për rreth 40 milionë euro do t’i nënshtrohet menjëherë trajtimit të specializuar.
Drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl u shpreh se ky lajm i tronditi të gjithë ndërsa klubi do t’i qëndrojë pranë në këto ditë të vështira.
Sezonin e fundit me Ajaxin, Haller arriti kulmin e karrierës me 34 gola të shënuar në të gjitha kompeticionet. Në Champions ai realizoi 11 gola në 8 takime.