Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tronditëse/ Zgjohet Tirana nga gjumi në mes të natës, vritet me armë një person në lagjen “5 Maji”(EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një person është vrarë me armë zjarri pas një konflikti të çastit.

Mësohet se viktima është 27- vjeçari Mehmet Qema.

Përsa i përket dinamikës së ngjarjes, vrasja ndodhi gjatë një konflikti me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave njëri nga personat e përfshirë është plagosur dhe pas disa minutave ta ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.