Policia e Knoxville në ShBA ka raportuar viktima të shumta si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë të mesme, duke përfshirë një oficer policie.
Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite dhe skena vijon të mbetet aktive, sipas policisë.
Zyrtarët e shkollës konfirmuan për mediat lokale sulmin e ndodhur në shkollën e Mesme ‘Austin-East’.
Efektivët policor kanë vendosur një perimetër sigurie dhe kanë krijuar një pikë takimi për prindërit dhe fëmijët e tyre në një fushë bejsbolli prapa shkollës së mesme.
Media lokale raportojnë se prindërit po drejtohen në zonë nga oficerët e policisë në terren.
Mbikëqyrësi i Shkollave të Qarkut në Knoxville, Bob Thomas u shfaq për ta konfirmuar këtë, duke postuar në Twitter duke thënë se studentët “që nuk janë përfshirë në incident kanë shkuar te familjarët e tyre”.
Multiple agencies are on the scene of a shooting at Austin-East Magnet High School. Multiple gunshot victims reported, including a KPD officer. The investigation remains active at this time. Please avoid the area. pic.twitter.com/ViQirnQSpx
— Knoxville Police TN (@Knoxville_PD) April 12, 2021