Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Treni përplas makinën në afërsi të Domjes, shoferja bashkë me mjetin përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domje, ku treni i linjës Durrës Kashar ka përplasur një mjet. Sipas informacionit të dhënë nga ana e Pòlicisë, makina me drejtuese shtetasen E.M gjatë përplasjes është spostuar në një kanal. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i pòlicisë: Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *