Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Tregu “Zdrale” në Shkodër bombë me sahat? Ademi i përgjigjet ministrit Lleshaj: Vendimin për mbyllje e merr…

 

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi në një intervistë përmes skype për emisionin ‘Real Story’  foli për përplasjen që ka pasur me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sa i përket Tregut ‘Zdrale’ në Shkodër.

Në kuadër të masave ndaj koonavirusit ajo  tha se nuk i takon bashkisë që të mbyllë atë treg, por në kushtet e emergjencës që ndodhet vendi, vendimin e merr komisioni i Emergjencës civile. Kujtojmë se Shkodra është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi.

Deklarata e plotë

Detyra jonë nuk është që të dezinfektojmë disa vende që nuk janë në varësi tonën. Unë e kam bërë që të jemi të qartë. Nuk është çështje politike që të merret me çështje shëndetësore. Ne jemi bashkia e parë në Shqipëri që kem i bërë dezinfektimin e rrugëve, ndërtesave, urgjencave, markete, shtëpi. E bëjmë çdo ditë. Jemi një avantazh. Duke qenë se kemi emergjencat civile, jemi në avantazh. Ne kemi operuar menjëherë. S’bëhet fjalë për masa minimaliste.

Për ne ka qenë e mundshme. Vendimmarrjen për të mbyllur dhe për të hapur tregun, merret në nivel rajonal, në nivelin e qarkut. Ka pasur një diskutim me prefektin. I takon komisionit të Emergjencës civile, që drejtohet nga prefekti i qarkut. Në emergjencë civile si lejohet askujt me kokën e vet.

Kam qenë prefektë vet. Kemi pasur diskutim për menaxhimin. Planin e masave e kemi hartuar me komisariatin e policisë. Policia bashkiake ka detyrën e orientimit dhe kontrollit. Këto gjëra bëhen bashkërisht. Njerëzit e varfër blejnë më shumë ne Shkodër. Ata janë në nivel të rënduar ekonomik. 500 veta kanë hyrë sot në treg. I kam matur shifrat. Kemi pasur njerëz që kemi kthyer në shtëpi. Është detyra jonë”, tha Voltana Ademi.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *