Bashkia e Tiranës synon që të grumbullojë të gjithë tregtuesit e veshjeve të përdorura nga tetë zona ku ata ushtrojnë aktivitetin sot nëpër kryeqytet në një treg të vetëm në zonën e Shkozës, pranë banesave sociale (Ish Fonder Mek).
Për këtë arsye, bashkia ka hartuar projektvendimin “Hapja e tregut publik të rrobave të përdorura për nxitjen e vetëpunësimit dhe tregtinë ambulatore të Komunitetit Rom dhe Egjiptian, në adresën rruga Ali Shefqeti, Njësia Administrative Nr.1, Tiranë”.
Ditën e sotme në studion e Fax News ka qenë i ftuar avokati Altin Goxhaj, i cili ka folur mbi vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për të trasferuar tregun e romëve në zonën e Shkozës.
Fjalën e tij avokati e nisi me një pyetje duke thenë se çfarë vlere ka në tregun shqiptar, tregu i rrobave të përdoruar. “70 milionë euro, pra bëhet fjalë për një buxhet gjigand, që kërkon të kapen në kontrollin e Lali Erit.
Një treg që ka 28 vite që është ndërtuar dhe mbanë në raport me tregun vendin e vet, sepse secili njeri që e ka atë treg, nuk iu tek dhe e vuri këtu se e kishte qejf ai aty dhe kaloi dikush aty. Por është një treg, që njerëzit e dinë se ku është.
Pra janë dashur dekada të tëra, që njerëzit ta dinë se ku nodhet dhe që përbëhet kryesisht nga një grup i madh romësh në Shqipëri, që e ka një nga burimet bazë të mirëqenies së tyre. Këta nëpërmjet ‘Fondacionit Shoqeria e Hapur’, ose Soros, po e marrin dhe po e zhdukin nga Tirana, një ore apo 2 orë në këmbë, është tmerrësisht shumë larg, po e çojnë në zonën e Shkozëz.
Është në periferinë, e periferisë së periferisë ku i largojnë të gjithë biznesmenët që kanë rroba për të transportuar. Behët fjalë për një treg që ka mbajtur gjallë intresin e përballimit, sepse ju e dini që Shqipëria në satistikën e fundit, që sapo ka dalë rezultati, mbi harxhimin e parave në Ballkan në Europë, për tregun e përdorur, në raport me popullsinë.
Shqipëria mbanë vendin e parë, por mospërballim të kostosë për blerjen e rrobave në Europë. Ky treg që ka mbajtur gjallë këtë kategori po shkatrrohet. Ky projeket dëmton ekonominë e romëve. Po merren 70 milionë euro nga Veliaj. Genocitin më të madhë romëve jua bënë Soros. Duke shkatërruar jetesën e tyre”, tha ai.
“Unë bëj një sfidë publike sot, që gruaja e kryeministrit Linda Rama, e ka ngritur pasurinë, duke marr para romëve të Shqipërisë nga viti 98 deri në 2008-ën. Gruaja e Edi Ramës u ka ‘pirë’ gjakun romëve në Shqipëri, duke thithur fonde të përqëndruara nga institucionet ndërkombëtare në vitet 95, ku asnjë nuk ia kishte idenë projekteve, ata kishin krijuar një kanal, që thithte gjithë paratë e romëve.
I hante Linda Rama dhe vila e Surrelit mund të jetë bërë me kapitale edhe nga ato para, ose më sakt mirëqenia e gruas së Edi Ramës është ndërtuar me themele të parave të romëve të Shqipërisë.
Kam një raport që Linda Rama merrte paratë e BE-së dhe i gënjente ndërkombëtarët sikur bënte aktivitet për romët në Shqipëri. Mashtronte duke nxjerr dokumente të pavërteta. Sepse një nga këto dokumete thotë që Linda Rama bënte aktivitet në Shqipëri me një organizat që drejtoja unë dhe unë kurrë nuk kam punuar me Linda Ramën.
Unë kurrë nuk kam punuar me Linda Ramën në ndonjë projekt. S’kam punuar kurrë as me romët në atë kohë. Dhe Linda Rama thoshte që kemi punuar me romët me ‘Këshillin Rinor Shqiptar’ në vitin 2002. Kam raportin e saj që e thotë. Pra kjo që po nodh sot nga Erion Veliaj nuk është një gjë spontante është një histori e gjatë e asja që quhet shpopullimi i Shiqipërisë, shkatërrimi dhe falimentimi i Shqiprëisë. Dhe Linda Rama, Erion Veliaj, që janë kokat e Soros-it janë pjesë e kësaj strategjie“, tha Goxhaj.
(E.V/Faxweb.al)