Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tregtonte kokainë, kanabis dhe ekstazi, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar u arrestua nga forcat e policisë pasi akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike.

Policia njoftoi se 40-vjeçari shiste kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, atij ju gjet edhe një armë pa leje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Kombinimi”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen lëndë narkotike, armë zjarri dhe peshore elektronike. Vihet në pranga një 40-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe që tregtonte lëndë narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. R., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë  informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u bë e mundur që gjatë zhvillimit të operacionit, në zonën e Freskut, të kapej në flagrancë  40-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”,  doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *