Dhjetëra tregëtar të tregut industrial në Durrës kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Bashkisë së qytetit bregdetar. Ata kanë kërkuar që Policia Bashkiake të largojë tregëtar informal, që kanë mbipopulluar rrugët e brendëshmë të qytetit. Sipas tyre, nga 100 tregëtarë që kanë qenë më herët brenda ambienteve të këtij tregu, kanë ngeluar aty vetëm 39 të tillë, pasi pjesa më e madhe zgjedhin të operojnë pa paguar detyrime monetare.
Ndonëse aksioni ndaj informalitetit ka nisur prej kohësh duket se ende nuk ka dhënë efektet e pritshme. Krahas inspektimit të tatimorëve, në qytet po lulëzojnë tregjet informale që i sheh ngado nëpër rrugë pas asnjë lloj standardi.
Tregëtarët kanë zhvilluar takim me drejtorin e policisë Bashkiake, Vasip Çopa, i cili tha për fax neës se nuk ka patur informacion mbi shqetësimin e tregëtareve. Por u ka sqaruar se ata tregëtarë që janë larguar nga Tregu Industrial, një pjesë e tyre kanë hapur dyqane të licensuara, ndërsa për “vatrat” informale që pretendojnë këta tregëtarë, po kryejnë inspektime në terren që sipas tij është pjesë e planit të përditshëm të policisë bashkiake.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=UWFuUbBdTWE
(B.H/FAXWEB)