Rastet e divorceve janë kthyer në diçka të zakonshme në ditët e sotme, por historia e kësaj gruaje nga Emiratet e Bashkuara Arabe do t’iu shokojë pasi nuk përshtatet aspak me realitetin shqiptar.
Ajo ka kërkuar divorcin pas një viti martesë sepse burri i saj tregon “dashuri të tepruar” duke e ndihmuar me punët e shtëpisë dhe duke i blerë dhurata.
Më tej, ajo ka deklaruar në gjykatë në Fujairah se bashkëshorti nuk zihet asnjëherë me të dhe nuk i bërtet kurrë.
Këto karakteristika të burrit të saj të sjellshëm i kanë bërë “jetën ferr”, ndaj edhe pse duket paksa absurde, kjo është arsyeja pse kërkon të ndahet.Madje, ajo ka treguar edhe një rast kur iu ankua burrit se kishte shtuar në peshë dhe ai menjëherë nisi një dietë drastike dhe të bënte ushtrime.
“Jam e etur për një ditë me sherr, por kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili gjithmonë më fal dhe më mbush me dhurata”, ka thënë gruaja arabe.