Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka nderuar kujtimin e tre Heronjve të Kombit me origjinë nga Kosova, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të vrarë në 17 janar të vitit 1982.
“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!”, shkruan Presidenti në facebook.
Kujtojmë se në këtë datë, në vitin 1982, u vranë në atentat në Gjermani dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. Krim ky që ende nuk është zbuluar dhe ka shumë anë të ërrta mbi organizatorët e atentatit.