Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Tre aksidente të njëpasnjëshme në autostradë, 12 shoferë shqiptarë përplasen me njëri-tjetrin, 7 persona të plagosur

Tre aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme në autostraden Prishtinë-Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se aksidentet kanë ndodhur rreth orës 18:29, ndërkohe janë përfshirë 12 vetura. Ndërkaq, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime nga tri aksidentet.

Tutje thekson se policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me rastet.

Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informatat fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre janë edhe shtatë persona të lënduar”, tha Krasniqi.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.