Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për shoferin e ambulances dhe doktorin e Autoritit Portual Durrës, mbi të cilët rëndon akuza e kontrabandës dhe shpërdorimit të detyrës.
Burime nga Gjykata e Durrësit thanë se Gjyqtari i çeshtjes Petraq Curri pasi ka degjuar pretendimet e palëve ka vendosur: 1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrance të shtetasit Zamir Cyrbja, i dyshuar per vepren penale “Kontrabanda me mallra per te cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshem nga detyrimet doganore ose të akcizes”‘Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, date 5.12.2015) parashikuar nga neni 172 pgr.3 të Kodit Penal.
- Caktimin si masë sigurimi personal me karakter shtrengues ndaj shtetasit Zamir Çyrbja, “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.
- Vleftesimin e ligjshem të arrestimit në flagrance te shtetasit Artan Dhima, i dyshuar per veprën penale “Kontrabanda me mallra per të cilat paguhet akcize ose me pezullim të plota apo të pjesshem nga detyrimet doganore ose të akcizes”‘Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, date 5.12.2015) parashikuar nga neni 172 pgr.3 td Kodit Penal.
- Caktimin si masë sigurimi personal me karakter shtrengues ndaj shtetasit Artan Dhima, “Arrest ne shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K. Pr. Penale.
Hetimet
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale finalizojnë me sukses operacionin e koduar
” Cigarettes “.
Duke shpërdoruar detyrën tregtonin dhe transportonin me ambulancë mallra kontrabandë.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës, doktori dhe shoferi i ambulancës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi për rreth 2 muaj me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar
” Cigarettes “.
Specialistët kanë dokumentuar me prova shkencore se disa shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës transportonin mallra kontrabandë, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim u’a shisnin personave të ndryshëm.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Artan Dhima 49 vjeç, banues në Durrës, doktor në Autoritetin Portual Durrës;
- Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- 300 paketa të markave të ndryshme;
- 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit;
- 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm;
- 2 aparate celularë.
Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm
nga detyrimet doganore ose të akcizës” ,” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim parashikuar në nenet 172, 178 248, 25 të Kodit Penal.