Katër persona janë arrestuar në Korçë pasi në dalje të territorit shqiptar, në doganën e Kapshticës gjatë kontrolleve të imtësishme të dy kamionëve u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 1074.2 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.
Në prangat e Policisë kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve si dhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tyre.
Katër shtetasit e ndaluar janë: A.S, 47 vjeç; Z.H, 56 vjeç; • A.M, 50 vjeç; M.S, 30 vjeç.
Sipas deklaratës së Policisë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.
Deklarata e plotë e Policisë:
Korçë
4 të arrestuar për tentativën e trafikut të narkotikëve në Kapshticë.
Në vijim të informacionit, për goditjen e një tentative ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë 4 shtetas:
- A.S, 47 vjeç;
- Z.H, 56 vjeç;
- A.M, 50 vjeç;
- M.S, 30 vjeç.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.
Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)