Një 29-vjeçar është transportuar në spitalin Rajonal të Durrësit i plagosur me thikë. Në njoftimin zyrtar policia bën me dije se shtetasi me inicialet L. R., është vetëlënduar gjatë punës si kamarier në një lokal në qytetin bregdetar. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.