Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Transportimi i emigrantëve i kushton shtrenjtë, Policia e Korçës arreston një 44 vjeçar

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një trafikant emigrantësh, i cili u kap në makinën e tij me 11 emigrantë të paligjshëm.

Sipas Policisë, shtetasi me inicialet G.D, 44 vjeç, ësgtë arrestuar në kuadër të operacionit Perimetër, pasi po trafikonte 11 emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte marrë 1000 euro gjithsej.

Njoftimi: 

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në qytetin e Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.