Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Transporti urban është pezulluar, por shihni si janë ngjeshur njerëzit në këtë autobus në Tiranë

Pavarësisht se transporti urban është pezulluar, disa mjete lëvizin për të marrë dhe për të çuar në punë stafet mjekësore, apo punonjës të kompanive të ndryshme.

Por siç shihet në një video të siguruar nga Fax News, numri i personave që qendrojnë në një mjet është mjaft i madh, dhe nuk respektohet distanca e kërkuar prej 1 apo 2 metrash.

Shumica e tyre janë të pajisur me maska, ndërkohë që dhe shoferi e mban një të tillë.

Shumë qytetarë, që janë të detyruar të shkojnë në punë këto ditë, dhe nuk kanë makina personale, e kanë ngritur disa herë shqetësimin për rikthimin e mjeteve urbane, të cilët të plotësojnë kushtet e higjenës.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *