FlashSportTe FunditTe Gjitha

Transferta e re e Juventusit ‘nervozon’ Ronaldon, idhulli i tij është Messi

Dejan Kulusevski ishte blerja e parë e Juventusit për vitin 2020.

Bardhezinjtë mposhtën konkurrencën e Interit, duke blerë nga Atalanta 19-vjeçarin suedez i cili aktualisht luan në formë huazimi te Parma dhe do ta mbyllë pikërisht me skuadrën emiliane sezonin.

Në një intervistë për mediat e vendit të tij, Kulusevski ka folur për kalimin te bardhezinjtë duke nënvizuar se nuk u mendua dy herë për të bërë këtë zgjedhje, megjithatë ai ka thënë se idhujt e tij janë Messi e Totti duke snobuar dy legjenda bardhezi si Cristiano Ronaldo e Alex Del Piero, fjalë këto që me siguri nuk u kanë pëlqyer tifozëve të Juves.

“Nuk mendova dy herë për të ardhur te Juventusi. Jam shumë i lumtur dhe viti 2020 nuk mund të niste më mirë. Është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Luaj për të fituar dhe nuk ka rëndësi nëse shënoj apo asistoj, rëndësi ka vetëm fitorja.

Kam studiuar lojën e Sarrit. Juventusi është një nga skuadrat më të mëdha në botë. Skuadra për të cilën kisha ambicie kur nisa të luaja. Mund të luaj në disa role, por ndihem trekuartist”, deklaroi Kulusevski.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *