Dy të dënuar, Arbjon Aliko dhe Genci Balla të cilët po vuajnë dënimin në burgun e Peqinit me regjimin “41 bis” kanë zhvilluar një grevë urie për shkak të kushteve jo të mira dhe ushqimit.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur, se këta dy persona janë transferuar me urgjencë në spitalin e burgut në Tiranë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësorë.
Në fillim në spital u dërgua Genci Balla, i cili është dënuar me 17 vjet burg për rekrutim të ushtarëve për në Siri.
Por mësohet se pas përmirësimit të shëndetit u rikthyer sërish në burgun e Peqinit.
Ndërsa, Arbjon Aliko, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në vitin 2014 në Lazarat, vazhdon të jetë në spital.
170 të dënuar në burgun e Peqinit kanë dy ditë në grevë urie ndërsa akuzojnë shtetin se ka qenë ndikues në krimet dhe dënimet e tyre. Ata do të qëndrojnë në grevë pa afat në rast se nuk miratohet amnistia e përgjithshme teksa kërkojnë që:
-Të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen; Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim; Të gjithë të paraburgosurit aktual të jkenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.
Të dënuarit bëjnë kanë paraqitur këtë peticion drejtuar Kuvendit, Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj duke u bazuar në gjendjen e rëndë ekonomike që ndodhet familja e tyre.