Ndeshja mes Flamurtarit dhe Lùftëtarit ka përfunduar me rezultat të thellë 6-1. Rezultati i dòbët i ekipit të Gjirokastrës bëri që trajneri Neritan Novi të japë dorëhèqjen. Në fjalën e tij për mediat, u shpreh se nuk mund të pranojë çdo javë rezultate të tilla, ndaj nëse Presidenti e pranon kërkesën, nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
“Sot janë ndeshur dy nga ekipet më të mira të Superligës dhe Shqipërisë. Për fat të kèq, të dyja këto ekipe që kanë bërë histori në futbollin shqiptar kanë rënë nga kategoria. E kisha përgatitur ekipin për hùmbje jo kaq të thellë, kisha ardhur me synimet e mia, minimumi që të merrja një pikë. Por me këto rezultate, 6-1, jam i detyruar ti kërkoj Presidentit dorèheqjen time. Nëse Presidenti e pranon, nga sot nuk do të jem trajner i Lùftëtarit.
Janë larguar shumë lojtarë nga shtatori deri sot, rreth 10-12 lojtarë. Kam një grup lojtarësh shumë të mirë, është e ardhmja e Shqipërisë, 5-6 lojtarë i ka grumbulluar ekipi kombëtar dhe këta duan një kohë më të gjatë për të mbajtur peshën e Superligës.
Nuk mund të rri nga java në javë duke ngrënë nga 5-6 (gola). Ata janë të rinj, nuk e durojnë dot presíon, pavarësisht se stërviten”, tha trajneri.(A.M/Faxweb.al)