Është shtuar bilanci i viktimave nga pasojat e tërmetit tragjik që ka ndodhur në porët e para të mëngjesit të sotëm, ku nga terreni raportohet për Faxweb.al se ka ndërruar jetë një I ri në Thumanë.
Mësohet se i riu me mbiemër Çuka ka kërkuar ndihmë që prej orëve të para të ditës ndërkohë që është mbajtur në jetë përmes oksigjenit dhe aparaturave përkatëse teksa qëndronte nën rrënoja sepse një pllakë e madhe betoni i kishte rënë mbi këmbë.
Ai nuk është dorëzuar për asnjë kohë, ndërsa pak minuta para se të ndërronte jetë ka rrëfyer ekipeve nuk i ndjente gjymtyrët e poshtme.
Ai mbahej prej mëngjesit me serume dhe aparatura oksigjeni, dhe shprehej optimist se do tia dilte.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post