Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në landfillin e mbetjeve në Shkodër, ku makineritë kanë zënë poshtë një grua rreth të 60-tave, duke i shkaktuar vdekjen.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se gruaja që ka vdekur është identifikuar si Katrine Binaku, e cila punonte për diferencimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
Burime bëjnë me dije se landfillimi menaxhohet një firmë private e cila është e kontraktuar nga Bashkia e Vaut të Dejës.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është demtuar aksidentalisht në punë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
(E.K/Faxweb.al)