Një aksident i rëndë i ka marrë jetën pesë anëtarëve të një familje në Suharekë, ndërkohë që autoritetet kanë shpallur ditë zie në nder të viktimave.
Dy prindërit dhe dy fëmijët humbën jetën pas një përplasje të mjetit të tyre tip “BMW” me një autobus, përplasje që rezultoi fatale për famijen Sadikaj, të cilët ishin rikthyer në vendlindje për pushimet verore.
Viktima e pestë, sipas Policisë, është nëna e shoferit.
Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.