Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Tragjedia në Genova ka frikësuar shtetin më të varfër në BE, vendos të rikonstruktojë 200 ura

Pas tragjedisë në Genova, ku humbën jetën 39 persona nga rrëzimi i urës ‘Morandi’, qeveria e Bullgarisë ka marrë vendimin për rikonstruktimin e 200 urave në vendin e saj, raporton ST.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Zhvillim Rajonal ndërsa kryeministri bullgar, Boyko Borisov tha se të gjitha urat duhet të rinovohen dhe të forcohen.

Mediat vendase  bëjnë me dije se do të rikonstruktojnë ato ura të cilat kanë 30 apo 40 vite të ndërtuara.

Po ashtu kryeministri bullgar ka thënë se rikonstruksioni do të bëhet për të shmangur rreziqet që kanosen nga tragjedi të tilla.

Bullgaria renditet në një nga vendet më të varfëra në Bashkimin Europian, e cila prej vitesh ka marrë ndihmë për infrastrukturën dhe ajo vazhdon të jetë në gjendje të keqe.

Janë rreth 777 km autostradë, ku  shumica e tyre janë jashtë standardit.

(E.V/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.