Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Letoni ku humbi jetën, efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë Zarife Hasanaj, ndërsa u plagosën komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj, ka reaguar për Fax Neës koloneli Dritan Demiraj.
Ai shprehet se siguria në misione të tilla është e njëjtë si për ushtarët shqiptarë, ashtu dhe për ushtarët e vendeve të tjera. Demiraj shprehet se duhet parë më shumë rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi, si dhe nivelin e përgatitjes së efektivëve shqiptarë.
”Misionet tona janë misione në vazhdën e detyrimeve që Shqiperia ka në NATO. Siguria e tyre është e njejte per te gjithe ata qe jane pjese e tyre. Por çdo mision ka veshtiresine dhe rrezikun e tij, ne raport me objektivat dhe detyrimet qe ka vete misioni.
Ne kete kuptim dhe ky mision, misionet e çminimeve kane padyshim rrezikun e tyre. Ne kete kuader ka mundesi qe te kete ndodhur dhe kjo ngjarje.
Ne fakt Shqiperia ka patur humbjet me te vogla ne njerez, ne raport me vendet e tjera. Per me shume duhen analizuar rrethanat, misioni, niveli i pergatitjes se efektivave tona dhe nese kane zbatuar te gjitha SOP-te (procedurat standarte) gjate kryerjes se misionit apo kane shkuar pa pergatitjen e duhur”, u shpreh Demiraj për Fax News.
(E.K/FAXWEB.AL)