AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Tragjedi në parkun e lojërave, 14-vjeçarja rrëzohet dhe vdes

Argëtimi në një park lojërash është ktheyr në tragjedi për familjen e një 14-vjeçareje e cila ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndërsa shijonte xhiron në të ashtuquajturin “qilimi rrotullues”.

Ngjarja ka ndodhe mbrëmjen e të premtes në një park lojërash në qytetin Almyros në Greqi kun ë të ashtuquajturin “qilimi rrotullues” është shkëputur nga sedilja ku ishte ulur dhe ka përfunduar në një lojë tjetër. Rrethanat dhe shkaqet janë ende të panjohura.

Për pasojë ajo ka marrë plagë të rënda në kokë dhe gjymtyrë dhe ndërroi jetë në spital vetëm pak minuta pas  ngjarjes.

Momentet dramatike shkaktuan panik tek të gjithë të pranishmit dhe të gjitha lojërat e parkut argëtues menjëherë pushuan së punuari. Policia ka arrestuar menaxherin e parkut të lojërave ndërsa në familjen e minorenes janë hapur dyert e mortit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *