Një tjetër tragjedi emigrantësh në det. Një varkë e cila mendohet se transportonte 50 emigrantë është përmbytur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, një milje larg brigjeve të Lampedusës.
Rojet bregdetare arritën të rikuperonin trupat e 9 viktimave. 22 të mbijetuar u shpëtuan dhe u transferuan tashmë në port.
Midis personave të zhdukur mendohet se janë edhe 8 fëmijë. Prokuroria ka nisur hetimin për anijen.
Sipas hetimeve paraprake, kur rojet bregdetare dhe policia financiare u afruan pranë varkës për transferimin, emigrantët u zhvendosën të gjithë në njërën anë të mjetit lundrues duke e përmbusur me kokë poshtë në det.
Ndërhyrja e rojes bregdetare u nxit nga raporti i marrë nga Qendra Unike e Reagimit në lidhje me një varkë të vogël me rreth 50 migrantë. Siç është raportuar nga rojet bregdetare në një deklaratë, “rreth orës 00:15 anija patrulluese shikoi varkën e mbingarkuar 6 milje larg ishullit të Lampedusas dhe pas disa minutash mbërriti edhe njësia e rojes së financave. Gjatë operacionit të shpëtimit, zhvendosja e papritur e emigrantëve bëri që anija të përmbyset “.
Përveç njësive detare të rojes bregdetare dhe policisë financiare, një helikopter është angazhuar në operacionin e shpëtimit.