Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Trafikonte armë zjarri, pranga 32-vjeçarit nga Maqedonia (EMRI)

Policia e Elbasanit ka goditur një aktivitet kriminal në fushën e Trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.

Në kuadër të operacionit të koduar “URAKA 1” u sekuestruan dy pistoleta dhe fishekë, ndërsa në pranga ra poseduesi i tyre, 32 vjeçari Ymer Suma, nga Maqedonia me banim në Kosovë. Ai u kap në vendin e quajtur fshatin Urake të qyteti i Prrenjasit.

Gjatë kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” , të cilin e drejtonte vetë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *