Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Trafikimi i kokainës me vlerë 120 milionë dollar, zbulohet emri i 42-vjeçarit të arrestuar

Një 42-vjeçar është arrestuar 2 ditë më parë në shtetin Italin dhe akuzohet për trafikim kokaine me vlerë 120 milionë euro.

Mësohet se i arrestuari është Alfred Arapi. 42-vjeçari nga Mirdita i cili është arrestuar në Perdenone në Italinë veriore, teksa udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane, bashkë me dy persona të tjerë. Arapi është arrestuar për llogari të drejtësisë greke.

Ditën e arrestimit të Arapit, në Kalithea, Greqi është ndaluar dhe një grek, edhe ky i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup. Ata janë pjesë e grupit të trafikut të 1.2 ton kokainë të kapur në fund të janarit të këtij viti në Aitiloakarnania, Greqi.

Arapi është kapur në Pordenone, Itali në rrugën ‘Vallona’, në orën 20:00 të 18 shkurtit. Alfred Arapi punonte në Pordenone, Itali, prej disa vitesh në një kompani të përpunimit të hekurit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *