Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Totti: Refuzoi Juven prej meje, e kam si vëlla. Flinte në shtëpinë e prindërve të mi

Francesco Totti ka folur edhe mbi marrëdhënien që ka pasur me Cassano: “Antonio është si një vëlla i vogël për mua. Ai erdhi te Roma prej meje, sepse tha se isha idhulli i tij. Juve e deshi, por ai zgjodhi Romën. Ai donte të luante me mua, ishte i dashuruar me futbollin tim. Antonio nuk kishte një fëmijëri e lehtë, kështu që, kur mbërriti në Romë, e çova në shtëpi me prindërit e mi. Në stërvitje i masakronte të gjithë, përjashto mua, Batistuta dhe Samuel. Zebina, Delvecchio, Tommasi…, kur humbnin një pasim, ai iu thoshte: Ju jeni të lodhur, shkoni e punoni në farmaci. Kjo të bën të kuptosh se çfarë personaliteti kishte.

Ai ishte i ri dhe sfidonte hapur 30-vjeçarët. Është e vërtetë se gabonte me ashpërsinë e tillë, sepse gjithmonë duhet të respektosh bashkëlojtarët. Sidoqoftë, ne e njohëm shpejt atë, tashmë e dinim se si ishte. Ne thjesht e pranuam. Ndonjëherë e ekzagjeronte vërtet; nuk kishte kufij, filtra, frena. Kur fillonte, nuk ndalej më. Me Capello u përplas miliona herë. Ata ndiqnin njëri-tjetrin në mes të fushës, gjatë stërvitjes. Unë kam parë skena të jashtëzakonshme, por Fabio e donte, sepse e dinte që kishte të bënte me një fenomen. Capello i donte lojtarët e mirë, me karakter. Dhe Cassano ishte i tillë”.

Një vlerësim edhe për Luis Enrique si trajner i Romës: “Nuk shkoi mirë, por është gjithashtu e vërtetë se nuk pati në dispozicion një ekip për të fituar. Ne e kishim sfiduar njëri-tjetrin si lojtar në të kaluarën. Ai tashmë kishte lënë shenjën e tij”.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *