“Kur fatkèqësitë e jetës bëhen burim i kalvarit të vùajtjeve, skamjes e varfërisë, luks të mbetet vetëm drita e diellit”, kështu është fati i familjes Gjeçi në Topojë. Edhe pse 82 vjeç Thoma Gjeci është kthyer në gjysh, prind e kryefamiljar ku fiton të ardhura për 5 pjesëtarët e familjes së tij.
Fatkèqësitë e jetës po e detyrojnë të rrisë nipërit e sëmurë. Thomai ndihmohet edhe nga vajza e cila ju gatuan dhe kujdeset për higjenën e tyre, e burim i të ardhurave është vetëm pensioni dhe kempet e nipërve të sëmùrë.
Prej 10 viteve kjo familje vùan drámat e jetës por zemra është e fortë, rreh edhe nëse trupi apo mendja vùajnë. Një i afërm i kësaj familjeje Orgesti, na tregon mes dhimbjes se hallet e kësaj shtëpia janë të mëdha, ndaj kërkon që të paktën këta fëmijë, 3 djem 12,16 dhe 22 vjec të marrin ndihmë mjekësore.
Topoja është fshati që përshkohet për në bregdetin e Semanit dhe shpeshherë flitet për investimeve në sezon plazhi, po për këto familje pse nuk mendon kush. Në këtë 40 ditësh karantinë shohim postime nëpër rrjetet sociale që bashkitë kanë ngritur grupe pune e paketa ushqimore për familjet në nevojë por në fakt shumë familje në kufijt e mbijetesesës po shprehin të kundërtën në këto ditë të vështira.