Mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për procesin e konsensusit rreth Reformës Zgjedhore ka përfunduar. Takimi me Kryemadhin, Idrizin dhe Mediun zgjati për dy orë teksa bisedonin për çështjen e vetme për të cilën nuk ka ende dakordësi mes palëve, depolitizimi i administratës zgjedhore.
Nuk dihet ende çfarë u diskutua në mbledhje dhe mbetet një pikëpyetje e madhe nëse jemi drejt përfundimit të drafit për Reformën Zgjedhore. Ditën e djeshme, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se topi është në fushën e Bashës dhe pritet vendimi i tij për të arritur konsensusin në Këshillin Politik për finalizimin e Zgjedhores.
Pasi thyen afatin e 31 majit, ambasadorët ndërhynë tek palët politike dhe po përpiqen të bëjnë të pamundurën për të sjellë dakordësi pasi e konsiderojnë Reformën si një hap të rëndësishëm për të hapur negociatat me BE.(A.M/Faxweb.al)