Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Toni Gogu nuk pret mbledhjen e Këshillit Bashkiak, firmos shembjen e Teatrit Kombëtar me vendim qarkullues (Skema për të çorientuar artistët)

Kryetari i Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës Toni Gogu ka firmosur vendimin që pritej të diskutohej në mbledhjen e këshillit bashkiak për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në mënyrë të beftë dhe pa diskutimin e shumicës, Gogu ka nxituar të firmosë vendimin për shembjen e Teatrit, ndërkohë që mbledhje e këshillit që pritej të mbahej nesër u shty për ditën e hënë.

Siç duket shtyrja e mbledhjes është bërë që të krijohet ideja që përplasja për Teatrin Kombëtar do të pasohej javën që vjen, por Gogu kishte firmosur vendimin që pritej të miratohej.

E ndërsa pati një çorientim mes aktivistëve dhe politikës, doli në dritë vendimi përfundimtar që është firmosur nga Toni Gogu për shembjen e Godinës së Teatrit.

Mbledhja e Këshillit bashkiak mësohet se është zhvilluar online, në ora 13:00 dhe në këtë është miratuar vendimi për t’i hapur rrugë ndërtimit të Teatrit të ri, duke votuar pro shembjes.

Bashkia, thuhet në vendim merr të gjitha masat për nisjen dhe ndjekjen e procedurës së ndërtimit të godinës bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar. Dokumenti mban në fund firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gogu.

Akt-ekspertimi i bërë në vitin 2018 nga Instituti i Ndërtimit vlerëson se kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve dhe se janë jashtë normave të projektimit e shfrytëzimit të godinës.

Në vendimin me numër 50 të datës 14 maj 2020 bien në sy 10 pika, ku e para është prishja e godinës e pasuar me institucionet që kanë të drejtën e marrjes së masave dhe ndërhyrjen për shembjen.

Në pikën 5 të vendimit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Juridike, Aseteve dhe Licensimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar të marrin masat përkatëse për inventarizimin financiar.

Një kopje e vendimit, sipas pikës 9 të vendimit të Këshillit Bashkiak i dërgohet Policisë së Tiranës dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Pas ndërprerjes së negociatave me privatët, Bashkia do të marrë një kredi nën garancinë e qeverisë, për realizimin e projektit të ri.

Ndërkohë sot është zbardhur relacioni i plotë i Këshillit të Bashkisë së Tiranës për shèmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Relacioni është bazuar në akt ekspertizën e hartuar nga Insituti i Ndërtimit në vitin 2018, ku jepen arsyet pse duhet të shèmbet godina e Teatrit Kombëtar.

Sipas relacionit thuhet se objekti i Teatrit është ndërtuar me 1938 nga një kompani italiane është ndërtuar për eksperimentimin e një lloj druri si material kryesor konstruktiv ku në disa raste përbehej bashkë me betonin.

Po sipas relacioni objekti origjinal është konceptuar si një strukturë e lehtë e përkohshme dhe për këto tipe objektesh parashikohet vetëm ndërhyrje e pjeshme dhe jo kapitale.

Godina kërkohej që të ndërtohej shpejt dhe për këtë arsye u përdorën materiale të ndryshme si beton, dru dhe panele të parafabrikuara, të quajtura Pupulit, një material i ri për kohën i cili ishte i lehtë me përbërje çimetoje dhe copëza druri (tallash).

Megjithëse ka më shumë se 80 vite si godinë dhe i ka rezistuar tërmetit të 26 nëntorit, në realcion thuhet se afati i shërbimit të këtyre objekteve është deri në 20 vjet.

Po ashtu shtohet se kushtet aktuale të godinë së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatshme për kryrjen e aktiviteteve dhe ato janë jashtë normave të projektimit dhe shfrytëzimit të një objekti të kësaj natyre.

Po sipas relacionit duke ju referuar Institutit të Ndërtimit në vitin 2018, objekti nuk ofron kushtet optimale për stafin si dhe për vetë qytetarët.

Nisur nga akt èkspertiza e vitit 2018 e Insitutit të Ndërtimit, me datën 13 maj të 2020 është rekomanduar pezullimi i aktivitetit dhe ndalimi i aksesit për të eleminuar çdo dëmtim serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve, pasi objekti ka rrèzikshmëri nga ana statike, rrèzikshmëri nga zjarri.

Po ashtu ne relacion kërkohet demôlimin e objektit dhe projektimin e një objekti me standarde dhe kushte teknike bashkëkohore.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, njofton 24 orë përpara ndërhyrjes për príshjen e objektit
Drejtorinë Vendore të Polícisë së Tiranës. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *