Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Në marrëveshjen e Kosovë-Serbi i përfshirë dhe Toni Blair, ish-këshilltari Bolton zbulon ekskluzivisht për Fax News detaje nga bisedimet mes palëve

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka zbuluar detaje të reja për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa që transmetohet në Fax News, në lidhje me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Pas deklaratës së bujshme për çështjen e ndarjes së kufijve, ku pohoi se kjo një ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra, Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.

Johon Bolton ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Toni Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka.

“Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europiane serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Bler u angazhua për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë.“- tha Bolton për Fax News.

Kujtojmë se Toni Blair ka qenë eshe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i cili mori këtë detyrë në vitin 2013, sapo kryeministri socialist erdhi në pushtet dhe është paguar shumë shtrenjte për këshillat nga ish-kryeministri britanik.

Ndërkaq ‘Omnia Strategy’ e Cherie Blair, kompania e bashkëshortes së Tony Blair, sipas një artikulli të botuar nga mediat britanike thuhej se mund të ketë marrë gjithësej 645 mijë euro nga qeveria shqiptare që prej vitit 2013, në kohën kur Edi Rama ishte kryeministër, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me ‘Rapiscan’, që merrej me skanimin në pikat doganore.

Kujtojmë po ashtu se në vitin 2016, në media është përfolur se kryeministri Edi Rama pasi një vizite ne Kuvajt, mori nga qeveria e këtij shteti, 5 milionë euro për të paguar lobistin e tij personal, Tony Blair.

Ndërkohë që në 2016 Toni Bler deklaroi se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra. Gjithashtu, Bler ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke punuar për të si këshilltar.

Sakaq ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka pasur një rol të kyç gjatë ndërhyrjes së e NATO-s në Kosovë, ndërkohë që një vit më parë e ka cilësuar ndërhyrjen e aleancës si një parandalim për humbje të mëtejshme të jetëve në Kosovë dhe që siguroi paqen në Kosovë e Rajon. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *