Gazetarja Eni Vasili ka deklaruar se tonet e ashpra të kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ditën e djeshme nga foltorja e kuvendit drejtuar Ilir Metës, janë lojë politike mes PS-LSI. Kështu është shprehur gazetarja Vasili në rubrikën “Opinion” në News24, tha dy skenare se si mund të zgjidhet çështja e Presidentit. Ajo gjithashtu foli për mundësinë e bërjes së Ilir Metës President i Republikës.
“Flas për një lloj skenari politik që i thërret PS dhe LSI-në në një lloj pakti të mëparshëm. Sot flitet dhe idea e Metës President. Nëse do pranohej ky skenar, do kuptohej ky shpërthim i Ruçit. Pritet një mbledhje e grupit të LSI-së për të mbajtur një qëndrim të zyrtarizuar. Tonet e ashpra të Ruçit ishin një lojë politike e PS dhe LSI-së, se nëse Meta zgjidhet President, 18 qershori do jetë padiskutim data e zgjedhjeve, pa praninë e opozitës. Ekziston dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme, që në një farë mënyrë do ruante paqen e të gjitha partive politike, do nxirrte PD-në nga çadra. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, edhe opozita do dilte disi e paprekur nga kjo krizë e gjatë politike. Por unë i besoj më shumë skenarit të parë.”, u shpreh Vasili.
Për postin e presidentit ajo u shpreh se është shumë i rëndësishëm. “Jo, posti i Presidentit është posti më i rëndëisshëm i përfaqësimit shtetëror. S’e ka refuzuar ndonjë, përveç Kadaresë, e aq më pak Ilir Meta, që është politikan karriere. Mendoj se Presidenti është post i rëndësishëm. Ka qenë qëllim dhe i Fatos Nanos të jetë President, por s’e ka mbështetur PS dhe Rama. Meta ka dashur ta veshë petkun e një personaliteti mbi palët. (J.V/Shuplaka)