Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Matematika e virusit”, gazetari: Gjendja e emergjencës nga momenti në moment, mund të preken 2 milionë njerëz

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një përllogaritje të të prekurve nga epidemia Coronavirus dhe shanset që ka për t’u rritur më tej shifrat që sipas tij, varen nga koha në të cilën shpiket vaksina ndaj saj.

Sipas tij, fillimisht Organizata Botërore e Shendetit (OBSH), vendosi të mos e shpallë Emergjencë Shëndetësore Publike në rrafsh ndërkombëtar epideminë, por më pas shton ai, e pranoi se mund të ketë gabuar në vlerësim.

Ai shton se gjendja e emergjencës mund të vendoset nga momenti në moment, ndërsa tregon edhe formulën që sipas Tomorrit, shpjegon rritjen e numrit të personave që mund të preken nga epidemia dhe kjo thekson gazetari, është në varësi të gjetjes së vaksinës.

Duke përllogaritur shifrat, Tomorri thotë se ekzistojnë mundësitë që numri i të infektuarve të shkojë 2 milionë dhe se çdo ditë bën diferencën.

Reagimi i plotë:

Matematika e virusit

Pese dite me pare Organizata Boterore e Shendetesise vendosi te mos shpalle gjendjen e Emergjences Shendetesore Publike ne rrafsh nderkombetar duke e cilesuar te moderuar riskun global te Coronavirusit. Por dje, pranoi se mund te kete gabuar ne vleresim.

Permes nje raporti zyrtar, OBSH deklaroi nje dite me pare se risku i coronavirusit eshte shume i larte ne Kine, i larte ne nivel rajonal dhe i larte ne shkalle globale. Me gjasa, gjendja e emergjences mund te shpallet nga momenti ne moment.

Tre ditet e fundit, virusi po shfaq nje tendence shqetesuese perhapje me numrin e te infektuareve qe dyfishohet ne cdo 24 ore. Nese ky trend vazhdon, njerezimi ka nje problem serioz. PSE?

Kur nje numer dyfishohet cdo dite, matematikisht kemi te bejme me nje progresion gjeometrik me faktor te perbashket 2. Formula qe jep shumen e progresionit gjeometrik eshte si me poshte:

Sn =a+a⋅r+a⋅r2+⋯+a⋅r^n−2+a⋅r^n−1  ku: 

Sn=shuma

a= eshte termi i pare, ne kete rast =1 

r= faktori i perbashket, ne kete rast =2

^ = shenja e fuqise se fb s’ta jep luksin e shenjave

n= nr i termave, ne kete rast numri i diteve deri tek vaksina

Cfare thote formula e mesiperme?

Nese numri i te prekurve rritet me nje faktor 1.2 ne dite, pra (r=1.2), dhe vaksina shpiket pas 20 ditesh (n=20), atehere numri i te prekurve do te jete me pak se 20 mije vete.

Por nese numri i te prekurve dyfishohet cdo dite, pra (r=2), ashtu sic ka ndodhur ne tre ditet e fundit dhe vaksina shpiket pas 20 ditesh (n= 20), ne formulen e mesiperme numri i te infektuarve shkon ne 1 milione njerez. Por nese vaksina shpiket pas 21 ditesh, numri i te infektuarve shkon ne 2 milione. Kjo eshte nje situate ku cdo dite ben diferencen.

Askush nga ne nuk e di se cfare do te ndodhe. SARS psh u ndal ne 8 mije vete te infektuar derisa i gjeten vaksinen. Por matematika e viruseve eshte e shpifur.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.