Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Alo Edi jam…”, kreu i AKEP flet për SMS-n e Ramës: Ishte ideja e kryeministrit, edhe në Kanada shteti ia besoi artistëve, kërkohej sensibilizim

Kreu Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Tomi Frashëri në seancën e sotme plenare, ka raportuar në Kuvend në lidhje me punimet e këtij institucioni.

Ndër të tjera, Frashëri është pyetur nga deputetët në lidhje me SMS- zanorë dhe të shkruar, nga kryeministri Edi Rama, që iu dërgua qytetarëve, në fillimin e pandemisë së COVID-19.

Tomi Frashëri tha se mesazhin e propozoi kryeministri në mungesë të koordinimit dhe ishte për sensibilizim. Po ashtu Frashëri shtoi se për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale dhe AKEP nuk e kontrollon kontekstin.

Më tej ai solli edhe shembullin e vendeve të të tjera në botë, ku sipas tij është një praktikë e ndjekur.

Pyetje: Mesazhi i Ramës gjatë pandemisë, intimidimi i medias? E keni autorizuar? E keni verifikuar?

Frashëri: Në ditët që pasuan 6 marsin, autoritetet u përpoqën të gjenin mënyra nga më të pamendueshmet për të sensibiluar popullsinë të merrte akte jetëshpëtuese. Edhe në Kanada shteti ia besoi mesazhet artistëve, në Francë ia lanë prefektëve. Ishin ditët e para u kërkua nga qeveria një bashkëpunim me të gjithë institucionet që të kujdeseshin për gjendjen. Në mungesë koordinimi, kryeministri propozoi që të bënte mesazhin e tij vokal. Ky ishte për sensibilizim dhe vetë kryeministri me miratimin e operatorëve kërkoi që të ishte e kufizuar në kohë, vetëm për fundjavën. Kështu u gjet zgjidhja. Për çështjen e kontentit, secili ka mendime personale. AKEP nuk e kontrollon kontekstin. Mënyra si proceduam është kjo që shpjegova, ishte urgjente dhe emergjente. Në asnjë vend nuk ka rregullime ligjore që të përcaktojnë autoritetet për të çuar mesazhe zanore. Së fundmi, zoti Lita më bën një kujdes për ligjin. Ky ligj nuk duhet konsideruar i hyrë në fuqi sepse e ka kthyer në Kuvend zoti Meta. Projektligji 91 2019, nuk ka hyrë në fuqi por ama 92 2019 ka hyrë në fuqi është botuar në Fletoren Zytare. Ne jemi të pavarur por edhe ligjzbatues, nëse kërkoni ta rishikoni mund ta bëni.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *