Kryeministri Edi Rama tha se nuk kishte asnjë dijeni mbi praninë e kreut të PSD-së, Tom Doshi në godinën e kryeministrisë. Më tej ai shtoi se nuk ishte detyra e tij të shihte se kush hynte dhe dilte nga godina e kryeministrisë.
“Nuk kam asnjë dijeni për këtë dhe se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Se kush hyn e del mbase është detyra juaj t’i përgjoni dhe jo detyra ime”– u shpreh Rama.