Një denoncim i një nëne, ashtu si shqetësimet e dhjetra dhe qindra të tjerave që nuk denoncojnë në media. Për shëndetësinë falas, atë që dhe fëmijëve të mitur iu mohon bërjen e analizave falas në shtet.
Të gjithëve ne mund të na ketë rënë të paktën një herë ‘’shansi” që të shkojmë në spitalin shtetërot dhe të përballemi me arrogancën dhe burokracitë e panevojshme.
Më poshtë është denoncimi i një nëne publikuar nga ‘’Nisma Thurje” që më mirë se aq nuk mund ta rrëfente gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia:
Shtet m***. Ky eshte shteti dhe shendetesia falas, qe na ka pajisur dhe me karta shendeti kalamajsh. Zbor per te marre nje analize kake kalamajsh per ne cerdhe.
1. Analiza duhet bere se s’ben ne shtet. Cudi!! Po kariotipin pse se beni ne shtet? Pse per analizen e kakes duhet te vijme ne shtet dhe per analiza gjenetike na coni ne privat?
2. Erdha te premten, eshte mbyll laboratori thane, punon 8-10. Po si tja bej po se bene ne mengjes kalamajte pyeta.? Ruaje ne frigorifer nga e shtuna ose e djel me thane. Dhe ashtu beme. Hapnim frigoriferin te merrnim djathe, por syte na shkonin ke kaka.
3. Sa kushton analiza pyeta? Nese ke karte shendeti te femijeve eshte falas me thane, nese jo 800 leke. Kam karta ju thashe.
4. Erdhi e hena. Erdha dhe une me kakat ne dore. Zura rraaaaaaaaaadhe, o sa rraaaaaaadhe. Me erdhi rradha me ne fund. Aaaa jo tha do paguash, duhet dhe rekomandim nga mjeku. Rekomandim? Po ma ka kerkuar cerdhja jo mjeku. Ooooo sa kam uleritur…..o kam tundur higjenen sot. Histerizmi im ne maksimum.
O po ju vdekshi te tere qe na hyni ne hak perdite. Vdekshi me plot gojen. Ju s’i dilni dot per zot kakes se femijeve tane jo me ndonje gjeje me shume. Vdekshi vdekshi, gjithe diten sot kete do ju uroj.
(E.K/SHUPLAKA)