Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“T’ju vijë turp, je pjesëmarrës në krim”, plas debati në emision mes dy artistëve, Budina i kthehet Imamit: Ma hiqni atë, po gënjen

Shembja e Teatrit Kombëtar është kthyer tashme në debatin më të nxehtë të aktualitetit në vend. Mbrëmjen e sotme regjisori Edmond Budina është përplasur me aktorin Artan Imami, të cilin e quajti hajdut dhe bashkëpunëtorë në krim, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Budina teksa fliste në një lidhje me Skype po tregonte se çfarë ndodhi gjatë protestës së sotme dhe me çështjen e Teatrit Kombëtar, por u ndërpre nga Imami. Budina e quajti gënjeshtar aktorin si dhe bashkëpunues në shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edmond Budina: Kush flet aty, kush jeni ju? Artan Imami: Jam Imami, Artan Imami… Edmond Budina: Jojo, shikoni, unë nuk mund të flas me ju, nuk dua të flas me ju sepse ju jeni bashkëpunëtorë në krim, dhe me ata aty…. Artan Imami: Ti gënjen.

Edmond Budina: Gënjen ti Artan se ti nuk ishe këtu… Artan Imami: U takuam dhe kemi qenë dëshmitarë. Kur të thashë unë që do vij të marr këmishat e tua, më the hajde hajdeni se jua rregullojmë neEdmond Budina: T’ju vijë turp.Artan Imami: T’ju vijë turp juve…se keni uzurpuar një pronë publike për dy vite e ca…Edmond Budina: Ore ju lutem do ma hiqni atë!

Eni Vasili: Ju lutem se ju kemi marrë për intervistë. Edmond Budina: Hajde bëfshi natën e mirë….ika
Artan Imami: S’kam ardhur këtu të dëgjoj monologun tënd. Eni Vasili: Ju lutem dua të mbaroni intervistën (mbyllet linja me Budinën)

Artan Imami: Ju lutem…. T’ju tregoj ky njeriu këtu… Eni Vasili: Jo jo nuk do flasim për zotin Budina….ai nuk është këtu. Artan Imami: Jo, jo po duhet ta dini…Eni Vasili: Nuk është e drejtë se ai nuk është këtu… Artan Imami: Pse se keni hall se ikën ai? Ikën ai se ka frikë…..

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *