Një tjetër konflikt është shënuar pak çaste më parë në një KZAZ në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të KZAZ nr.38, ku disa të rinj janë konfiktuar midis tyre.
Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes mes të rinjëve, por ndërhrja në kohë e forcave policore të gjendura aty pranë ka bërë që konflikti të mos agravohet në dhunë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar por me ndërhrjen e policisë situata është qetësuar, ndërkohë që numërimi brenda KZAZ 38 vijon normalisht.
Kujtojmë se vetëm disa orë më parë një konfrontim i dhunshëm fizik ndodhi në ambientet e brendshme të KZAZ-së nr 30, ku disa vëzhgues u përplasën me numëruesit.