Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dorëzuar në SPAK një tjetër padi për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke e akuzuar se ka kryer një krim elektoral duke shkuar në mbrëmje në shtëpitë e banorëve për t’u kërkuar votën në këmbim të çertefikatave të legalizimeve.
“Ogerta Manastirliu, Artan Lame dhe drejtues të tjerë të cilët shkojnë fshehurazi natën për t’u dhënë qytetarëve çertefikata legalizimi të dyshueshme, janë objekt i hetimit të SPAK.”- tha Albana Vokshi.
Ndërkohë që bëri edhe akuza të tjera lidhur me veprime të tjera si asfaltimin e rrugëve të bërë në mbërmje dhe veprime të tjera për të cilat Partia Demokratike ka dorëzuar padi të mëparshme në SPAK.